Për bizneset

Kontabilitet dhe paga për biznesin tuaj

Cilat detyra dëshironi të na besoni? Ekipi ynë në Minden rendit dokumentet tuaja, regjistron veprimet e zakonshme të biznesit dhe përllogarit pagat periodike.

Si bashkëpunojmë me ekipin tuaj

  • Dorëzimi i dokumenteve

    Biem dakord me ju si do të na i dërgoni faturat dhe dokumentet. Nëse mungon diçka, ju kontaktojmë.

  • Përzgjedhja e detyrave

    Vendosim së bashku cilat detyra do të na besoni dhe cilat do t’i mbeten ekipit tuaj.

  • Përcaktimi i afateve

    Përcaktojmë bashkë deri kur na duhen dokumentet dhe kur mund të prisni dorëzimin nga ana jonë.

  • Bashkëpunimi me këshilltarin tuaj tatimor

    Përcaktojmë çfarë dokumentesh i duhen zyrës suaj të këshillimit tatimor për pasqyrat financiare vjetore dhe deklaratën tatimore.

  • Komunikimi në gjuhën tuaj

    Ju shërbejmë në gjermanisht, shqip, greqisht, anglisht dhe rusisht. Në kërkesën tuaj mund të shënoni gjuhën që preferoni.

  • Sqarimi i pyetjeve

    Në fillim përcaktojmë kush do t’u përgjigjet pyetjeve rreth dokumenteve dhe përllogaritjeve, si në biznesin tuaj ashtu edhe te SH.